Sunday, November 24, 2024
HomeBotaVaksina Pfizer shumë efektive te grupmosha 12-18 vjeç, thotë hulumtimi

Vaksina Pfizer shumë efektive te grupmosha 12-18 vjeç, thotë hulumtimi

Vaksina kundër koronavirusit e kompanisë Pfizer/BioNTech është shumë efektive në parandalimin e infeksionit dhe simptomave të sëmundjes nga varianti Delta tek të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç, thuhet në një hulumtimi të kryer në Izrael.

 

Rezultatet e hulumtimit të botuara në New England Journal of Medicine, mbase do të ofrojnë më shumë siguri se vaksina është efektive kundër variantit tek të rinjtë derisa Agjencia Federale e Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara po shqyrton autorizimin e përdorimit të vaksinës tek fëmijët e moshës pesë vjeç.

Hulumtimi tregoi rezultate se efektiviteti i vaksinës kundër infeksionit të COVID-19 tek adoleshentët ishte 90%, dhe 93% kundër simptomave të COVID-19, në ditën e shtatë deri në 21 pas dozës së dytë.

Organizata izraelite për shëndetin Clalit dhe studiuesit e Universitetit të Harvardit rishikuan të dhënat nga 94.354 persona të moshën 12 deri në 18 vjeç që kishin marrë vaksinën të cilat u krahasuan me një numër identik të adoleshentëve të pavaksinuar nga e njëjta grupmoshë.

Hulumtimi u krye midis qershorit dhe shtatorit, kur varianti Delta dominonte rastet në Izrael.

Në fillim të kësaj jave, një analizë e publikuar nga ana e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA u tha se vaksina Pfizer/BioNTech ishte 93% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital te personat e moshës 12 deri në 18 vjeç.

Vaksina Pfizer/BioNTech është e autorizuar për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart dhe kompanitë po kërkojnë miratim të mëtejshëm nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për përdorim te fëmijët që janë pesë vjeç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments