ë shtunën, më 23 tetor, me rastin e njëvjetorit të vrasjes së 19-vjeçarit, Engjëll Smerqaku, do të organizohet protestë në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Protestuesit do të kërkojnë zbardhjen e vrasjes së 19-vjeçarit, i cili u ther me thikë për vdekje para banesës së tij, në këtë qytet.
“Ne ende jetojmë në ankth, duke mos e ditë se kush e ka kryer këtë vrasje tinzare”, thanë për Sinjalin nga familja e të ndjerit.
Protesta do të mbahet para Kuvendit Komunal në Gjilan, duke filluar nga ora 16:00 dhe do të zgjasë 20-30 minuta.
Familjarët i kanë thënë Sinjalit se me lejen e Policisë, në këtë protestë do të marrin pjesë vetëm 50-60 persona, për shkak të pandemisë dhe masave anti-COVID.
Pjesëmarrësit në këtë protestë janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse dhe të ruajnë distancën fizike.