Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaIa theu gishtin dhe e goditi një burrë në Prishtinë, dënohet me...

Ia theu gishtin dhe e goditi një burrë në Prishtinë, dënohet me 20 muaj burgim me kusht

Adnan Plakolli është dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim me kusht pasi e ka pranuar se i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor Granit Krasniqit të cilin e kishte goditur dhe ia kishte thyer gishtin në korrik të 2015-ës.

 

Aktgjykimi është shpallur të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Adnan Kamberi, i cili ka thënë se dënimi nuk do të ekzekutohet ndaj të akuzuarit nëse i njëjti brenda periudhës verifikuese prej tre viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari është deklaruar fajtor në seancë e shqyrtimit fillestarë të mbajtur më 20 tetor 2021.

Adnan Plakolli është obliguar t’i paguajë shpenzimet procedurale prej 30 eurosh në emër të paushallit gjyqësor, 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit si dhe 50 euro për ekspertizën mjekoligjore.

Përpos me lëndim të rëndë trupor, Adnan Plakolli ngarkohej edhe me veprën penale “lëndim i lehtë trupor” të kryer në bashkëkryerje me vëllain e tij, Advan Plakolli. Mirëpo, sipas gjykatësit Kamberi, lëndimi i lehtë trupor ka arritur parashkrimit absolut. Gjykatësi ka thënë se lidhur me parashkrimin e veprës penale do të vendosë me një vendim të veçantë.

Pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Gjykatësi Kamberi njoftoi se palët e pakënaqura ndaj këtij vendimi kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 21 dhjetor 2016, Adnan e Advan Plakolli po akuzohen se më 19 korrik 2015, në lokalin “Blue Market” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje në mes të punëtores në market A.K. dhe klientit A.B., ku ky i fundit e thërret tani të akuzuarin Advan Plakolli dhe i thotë se punëtorët e kanë fyer, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktin akuzues thuhet se, i akuzuari Advan Plakolli shkon menjëherë në market dhe i thotë të dëmtuarit Shaban Krasniqi “kam me ta thye kryet si te dalësh prej lokalit” dhe e thërret vëllain e tij Adanin, ku të dy së bashku ulen në një kafe përballë marketit dhe presin, ku pasi i dëmtuari Krasniqi e përfundon orarin e punës, të njëjtin e sulmojnë me dashje që t’i shkaktojnë lëndime trupore, ku Adnani e sulmon me grushte në kokë kurse Advani në fytyrë me bokse, ku në atë moment ndërhynë i dëmtuari Granit Krasniqi për t’i ndarë dhe nga ai moment, Advani e godet të dëmtuarin Shaban Krasniqi në këmbë, me të cilin rast atij i shkaktojnë lëndime të lehta trupore.

Me ketë, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, paragrafi 1 pika 1.4 të KPRK-së.

Tutje, sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, Adnan Plakolli po akuzohet se më datë dhe vend të njëjtë si më lartë, pasi i dëmtuari Granit Krasniqi kishte ndërhyrë për t’i ndarë, e ka goditur këtë të fundit me dashje që t’i shkaktojë lëndime trupore, ku thuhet se ia ka kapur dorën e djathtë dhe ja ka thyer gishtin e dorës, pas të cilave i dëmtuari Granit Krasniqi ishte alivanosur dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këtë, i akuzuari Adnan Plakolli po akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 189, paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments