Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë me temën “Raporti i vendit për Kosovën 2021: Numërim në vend apo jo?.
Njomza Arifi nga kjo organizatë, foli lidhur me të gjetura e Raportit të Komisionit Evropian, ku sipas tij, vendi nuk veçohet për ndonjë reformë strukturore për të cilën janë arritur rezultate të dëshirueshme siç ndodhë me rajonin.
Sipas saj, kërkohet angazhim në sfidat kryesore drejt përmbushjes së kritereve politike, duke u fokusuar në stabilitetin e institucioneve për të garantuar demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si dhe kriteret ekomomike me fokus në ekonominë e tregut të lirë.
Arbër Fetahu, tha se secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohet reforma efikase gjatë kësaj periudhe raportuese, por një vlerësim i tillë nuk është evident edhe për Kosovën, raporton EO.
Sipas tij, Qeveria duhet të shënojë rezultat në sundimi të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratë publike e në arsim.
Madje duhet më tepër punë në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe Agjenda për Reforma Evropiane
“GLPS rekomandon që Qeveria e Kosovës të bëj përpjekje të shtuar dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional për të shënuar rezultate konkrete në disa nga reformat kyçe siç janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratë publike, në arsim dhe mbi të gjitha kërkohet angazhim i shtuar dhe serioz institucional në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe Agjenda për Reforma Evropiane”.