Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka pritur në Bruksel grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat.
Lajçak ka postuar një fotografi nga takimi ku ka thënë se grupet punuese do të takohen rregullisht.
“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohen në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetje konkrete për gjashtë muaj”, ka shkruar Lajçak.