Sunday, November 24, 2024
HomeBotaVala e re e Covid-19, kush është shteti i parë që rikthen...

Vala e re e Covid-19, kush është shteti i parë që rikthen mbylljen e plotë

Letonia ka njoftuar një bllokim një mujor të Covid-19 pas një rritjeje të paparë të infeksioneve, duke u bërë vendi i parë në Evropë që rivendos kufizimet e gjera mes një valë të re të rasteve në të gjithë kontinentin.

Vendi baltik është një prej vendeve me shifrat  më të larta të rasteve të reja me Covid-19 në raport me popullsinë në botë, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Sistemi ynë shëndetësor është në rrezik … E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë është të vaksinohemi,” tha kryeministri, Kršjānis Kariņš, të hënën në mbrëmje në një mbledhje urgjente të qeverisë.

Ai tha se shkalla e ulët e vaksinimit të vendit ishte fajtori për rritjen e shtrimeve në spitale.

Vetëm 57% e 1.9 milion letonezëve janë vaksinuar plotësisht, shumë më poshtë mesatares së BE -së prej 74%.

“Unë duhet t’i kërkoj falje të  vaksinuarve ,” tha Kariņš, duke shtuar se vetëm prodhimi thelbësor, ndërtimi dhe punët kritike do të lejoheshin të vazhdonin normalisht.

Javën e kaluar, presidenti Letonez, Egils Levits, rezultoi pozitiv me koronavirus, duke e detyruar presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, i cili ishte takuar me Levits një ditë më parë, të izolohej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments