Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili është në balotazh me kandidatin e LDK-së, Ekrem Hysenin për të parin e Podujevës, ka hedhur akuza të rënda kundrejt Hysenin, dhe partisë së tij.
Sipas Bulliqit biznese të shumta kanë dhënë para ‘të flliqta’ për të blerë vota në Podujevë.
“E kemi një numër të bizneseve, jo të gjitha të cilat kanë derdhë para të flliqta, të cilat para të flliqta i kanë fut, dhe i kanë lëshu në përdorim për me mujt me prish qit proces zgjedhorë. Ne kemi shumë shembuj të cilët kanë dhanë mjete të flliqta për me mujt me prish”
Tutje, Bulliqi tha se janë blerë vota me ato para tek familjet e varfra.
“Të gjitha partitë pranojnë donacione, por nuk është donacion nëse blihet vota te komuniteti, nuk është donacion në qoftë se shkon blihet vota në një familje të varfër 50 anëtaresh” shtoi Bulliqi.