Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaValon Syla: Një Qeveri që shkel ligjin, nuk mund të merret me...

Valon Syla: Një Qeveri që shkel ligjin, nuk mund të merret me vetting

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se rruga e Kosovës drejt BE-së është e gjatë dhe kjo u pa edhe në Raportin e fundit të Komisionit Europian për shtetet e Ballkanit Perëndimorë.

Ai po ashtu përmend shkarkimin e Valdete Dakës nga Presidentja dhe  ekonsideron si “shkelje të ligjit”

“Një qeveri që shkel ligjin nuk mund të merret me vetting”, thotë ai.

“Rasti i Valdete Daka është shkelje ligjore që përmendet në raporte ndërkombëtare me emër e mbiemër. Vjosa Osmani doli në publik në një fare mënyrë që të arsyetohet. Duhet të etë edhe plan. Sikur në dialogun me Serbinë. Kur ke një plan ke edhe një qëllim. Këtu nuk ka plan konkret për vettingun. Sa i 0përket integrimit. Kemi një stagnim. Gjermania tërë kohën po bën të ditur se Franca është ajo që po bllokon rrugën. Dihet ndikimi i Gjermanisë. Europa po kthehet në këto shtetet e bashkësisë protestante të Beneluksit. Franca në anën tjetër më e dobët. Italianët, spanjollët janë pa ndikim ndërsa anglezët jashtë. Rrugë është e paqartë. Serbia ka aleatë në anën tjetër dhe po rrisin pazarin tek Brukseli. Ne kemi vetëm BE-në, e cila nëse nuk na ofron atë që duam atëherë duhet ta rimendojmë si ta arrijmë atë dhe të dalim nga këto rrugë dhe varfëria. Nuk ka rrugë tjetër”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments