Sulmuesi i RB Leipzig ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane.
Dani Olmo është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij në Bundesliga duke bërë që shumë ekipe të shprehin interesim për të.
Flitej se Barcelona do të tentojë transferimin e tij në merkaton e dimrit, megjithatë tani edhe dy skuadra kanë shprehur interesim për të.
Sipas ‘Bild’, Man Utd dhe Man City janë në garë për transferimin e futbollistit të Lepizig.
Dy gjigantët anglez janë të gatshëm që të dërgojnë oferta të larta drejt klubit gjerman për ta sjell në ekip spanjoll verën e ardhshme.
23-vjeçari, ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2024, në përgjithësi ai ka realizuar 12 gola e 14 asisitime me klubin në të gjitha garat.