Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaGastronomët: Presim ndryshim të masave antiCOVID deri të premten, nëse jo vazhdohet...

Gastronomët: Presim ndryshim të masave antiCOVID deri të premten, nëse jo vazhdohet me protestë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë zhvilluar sot një takim me UD e Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha.

 

Në këtë takim është diskutuar lidhur me masat antiCOVID.

Nga Shoqata e Gastrnomëve është theksuar se kërkesa e vazhdueshme e cila po i bëhet kësaj ministre është lirimi i masave të cilat janë në fuqi.

“Kërkesa jonë dhe presioni i vazhdueshëm që jemi duke e bërë që më shumë se një muaj është lirimi i masave që janë në fuqi. Bashkërisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani. Aktualisht, gjendja e sektorit tonë është shqetësuese dhe rrjedhimisht edhe durimi i gastronomëve është shtjerrur për të operuar njëjtë”, thuhet në reagim.

Poashtu u theksua se masat pritet që të lirohen gradualisht, por në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte, kur edhe do të zhvillohet mbledhja e radhës e Qeverisë Kurti, atëherë të shtunën do të shqyrtohet mundësia e protestës nga Shoqata e Gastronomëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments