Saturday, November 23, 2024
HomeSportGjilani triumfon ndaj Drenicës, ‘paqe’ mes Dukagjinit dhe Ballkanit

Gjilani triumfon ndaj Drenicës, ‘paqe’ mes Dukagjinit dhe Ballkanit

Ka përfunduar edhe xhiro e 10-të në Superligën e Kosovës.

 

Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Drenicës (2-0), derisa Dukagjini e ka ndalur Ballkanin (0-0).

Ndeshja më interesante ishte në Gjilan, ku skuadra e Ismet Munishit arkëtoi pikët e plota.

Gerhard Progni me dygolësh i siguroi fitoren vendasve (65′, 79′), derisa Drenica golin e nderit e realizoi përmes Baton Zabërgja (83′).

Me këtë fitore, Drenica bie në pozitën e dytë me 17 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në pozitën e tretë.

Ndërsa, në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Klinë, Dukagjini dhe Ballkani kanë ndarë pikët.

Ndeshja ishte e baraspeshuar mes dy skuadrave, por që në fund asnjëra nuk e gjeti rrugën drejtë golit.

Ballkani ishte më kërkues, por u mungoi finalizimi, derisa Dukagjini provoi përmes kundërsulmeve.

Pas këtij barazimi, Ballkani bëhet lider në tabelë me 18 pikë, derisa Dukagjini renditët në pozitën e tetë me 10 pikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments