Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPranon fajësinë suharekasi që rrahu keq gruan me shqelma e grushte

Pranon fajësinë suharekasi që rrahu keq gruan me shqelma e grushte

I akuzuari A.L. ka pranuar se i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor bashkëshortes së tij pas një mosmarrveshje që kishin pasur mes vete paraprakisht.

Në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Atnor Skoro, i akuzuari e ka pranuar fajësinë.

“E ndjej veten fajtor për veprën penale e cila më vihet në barrë, në të gjitha pikat e aktakuzës, duke u penduar për veprën, ndërsa veprime të tilla ose të ngjajshme nuk do të përsëriten”, ka deklaruar A.L.

Pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk u kundërshtua nga prokurori Skoro, e më pas u aprovua nga gjykatësi Qemail Suka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me qëllim të dëgjimit të të dëmtuarës E.I. gjyqtari Suka seancën dëgjimore e ka caktuar ditën e nesërme, në orën 9:20.

Sipas aktakuzës, më 22 shkurt 2021 rreth orës 19:00, në Suharekë, në shtëpinë e tij familjare, me dashje, i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarës- bashkëshortes së tij E.I, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake me të pasi që e njëjta e kishte parë një SMS që bashkëshorti ia kishte dërguar motrës së tij me fjalë të këqija ndaj të dëmtuarës. Si pasojë i akuzuari i revoltuar e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me shqelma e grushta, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor.

Me këto veprime i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale: “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 3, nënparagfi 1.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments