Kurti tha se është i inkurajuar pasi vetëm në muajin shtator janë nxjerrë mbi 20 mijë tonë xehe në Minierën e Stantërgut dhe atë të Kishnicës.
“Diskutuam për situatën në Trepçë, jam i inkurajuar me faktin pasi në muajin shtator ka pasur proshim shumë të madh, kemi bnxjerrje mbi 16 mijë tonë xeheve në Minierën e Stantërgut dhe mbi 4 mijë tonë në atë të Kishnicës, mbi 20 mijë tonë mbi muajin shtator.
Lajmin i mirë për Trepçën është se çmimet e metaleve janë ngritur”, tha ai.
Ai tha se në dy vitet në vijim Qeveria do t’i ndajë së paku 70 milionë euro për investimet në Trepçë.
“Na vjen shumë keq se çfarë ka ndodhur, një sulm i organizuar mbi udhëheqjen por me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm të tillë i cili është i drejtur kundër Trepçës dhe Kosovës. Si kryeministër i Kosovës zotohem se nuk do të ketë asnjë individ e as grup më të fuqishëm se shteti”, tha ai