Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKlinaku: As në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë...

Klinaku: As në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, thotë se as në kohën e Jugosllavisë njerëzit nuk janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim pa dalë në gjykim, duke iu referuar gjykimit në Hagë ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

“Çka e kam dëgjuar unë që, edhe pse mund të ketë ndoshta ndonjë lojë këtu nga Gjykata Speciale që po kërkon nga Policia e Kosovës, që të ofrojë garanci dhe në qoftë se nuk i ka dhanë garancinë e nevojshme Policia jonë dhe institucionet e vendit, natyrisht që do të duhej ta bënin një gjë të tillë, sepse njerëzit qëndrojnë që një vit atje dhe as në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim pa dal në gjykim, dhe natyrisht që institucionet tona do të duhej të bënin më tepër që të mbrohen në liri derisa të fillojë gjykimi ndaj tyre”, ka deklaruar ai.

Klinaku, po e sheh si lojë të Gjykatës Speciale, kërkesën e tyre drejtuar Policisë së Kosovës që të ofrojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saj për të zbatuar kushtet, që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm të mundshëm nga paraburgimi të drejtuesve të UÇK-së.

Mirëpo, sipas tij institucionet e vendit, duhet të punojnë më shumë që të akuzuarit të mbrohen në liri, derisa të fillojë gjykimi ndaj tyre.

“Është turp për ta që policia nuk mund të bëjë mbrojtjen në liri, një gjykatë që është e Kosovës dhe të thuhet që Policia e Kosovës, nuk mund të garantojë mbrojtjen në liri, është pseudo-politikë e tyre që me të vërtet përveç që është Gjykatë politike këto gjëra i bën politikisht sepse me këtë rast ajo në një far forme e hedh poshtë një shtet që thirret në emër të tij. Policia e Kosovës mund të garanton mbrojtjen në liri, më mirë se EULEX-i”, ka deklaruar Klinaku.

Ai ka folur edhe për vizitat e familjarëve në Hagë, derisa thotë se ato janë të rregullta.

“Kanë bërë vizita të gjithë, të gjithë kanë pasur vizita nga ana e familjarëve, në fillim nuk mund të merrnin viza familja e Gucatit pasi që kanë pasur vetëm shtetësi të Kosovës, dhe për shtetas të Kosovës, viza nuk i jepte Holanda. Parashihet që pagesat e udhëtimit të familjarëve që i bëjnë ndaj të akuzuarve atje i paguan Ministria e Drejtësisë. Vizita janë duke bërë, dje kanë qenë gruaja e Nasimit, gruaja e Hysniut, djali i Hysniut, dhe të tjerë”, ka thënë ai.

Tutje, Klinaku, tha se dëshmitarja Zenka Pumper, nuk ka për  çfarë të dëshmojë ndaj Gucatit dhe Haradinaj, pasi që sipas tij Pumper po flet vetëm sipas raporteve që i kanë dhënë hetuesit.

Klinaku, tha se Pumper ka qenë e pranishme në OVL-UÇK, vetëm atë ditë kur ka ndodhur bastisja e cila ishte edhe udhëheqëse e operacionit, e që sipas Klinkaut këto zgjatje të procedurave po bëhen për qëllime të përfitimeve.

“Janë duke u stërzgjatur disa procedura që nuk ka pasur edhe nevojë, dje ka filluar dëshmitarja e para zonja Pumper, e cila siç u ankuan edhe avokatët e Gucatit dhe Haradinajt, ajo nuk ka pasur se çka me dëshmuar sepse nuk ka marr pjesë fare këtu sepse flet vetëm në bazë të disa raporteve që ja kanë dhënë ata hetuesit që kanë qenë te në zyrat tona, dhe ajo flet në bazë të raporteve që ia kanë dhënë ata, por dëshmitarja të ishte kredibile në Gjykatë do të duhej të ishin ata që kanë qenë këtu prezent dhe ajo ata që kanë qenë shefja e tyre. Kjo dëshmitare zonja Pumper ka marr pjesë në OVL-UÇK vetëm gjatë ditës, kur ka qenë bastisja këtu dhe ka qenë edhe udhëheqëse e operacionit, dhe është sjellë në mënyrë korrekte”.

“…është problemi që këta po i stërgjatin procedurat qëllimisht, për përfituar për vete se ata marrin paga të majme për vete atje, dhe nuk ka nevojë, as të mbahen në burg që një vit në burg pa filluar procesi gjyqësorë, kur dihet gjërat se kanë qenë këtu publike dhe i kemi bërë edhe me konferenca, dhe këtu i kemi pasur edhe kamerat e sigurisë”, tha ai për EO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments