Industria e automobilëve është duke vrapuar me të katërta drejt teknologjive të reja në të gjitha fushat, që prej emetimeve të karbonit deri te drejtimi autonom i automjeteve.
Pas shumë hipotezash s spekulimesh, gomat e makinave pa ajër të ngjeshur duket se po bëhen realitet.
Industria thotë se prej vitit 2024 ato do të nisin të përdoren nga shoferët, dhe ndoshta do të jenë më të mira edhe për ambjentin.
Pas disa vitesh pritjeje e testimesh, gomat pa ajër premtojnë t’u japin shoferëve një eksperiencë drejtimi pa probleme. Por me masën e ekzagjeruar të marketingut të ditëve të sotme, a do të jetë kjo e vërtetë?
Industria e automobilëve është duke vrapuar me të katërta drejt teknologjive të reja në të gjitha fushat, që prej emetimeve të karbonit deri te drejtimi autonom i automjeteve.
Por tashmë duket se po arrijmë te gomat e paçpueshme.
Uptis është një prej prototipeve të gomave pa ajër, që rrethon një rrotë alumini dhe përbëhet prej plastike të përforcuar me fibra xhami, të njohura si GFRP. Gjurma e konsumit të gomës do të jetë e njëjtë me ato që jemi mësuar të shohim deri tani, por pjesët anësore do të jenë ndryshe, dhe të hapura.
Kjo pasi siç e thotë dhe emri i saj, nuk do të ketë ajër brenda, por përsëri gomë.
Pneumatikët pa ajër janë me provë shpimi pasi mund të kalojnë mbi gozhdë, xhama apo çdo gjë tjetër, prandaj nëse rezultojnë të suksesshme, ato do të mbeten gjatë.