Autoritetet portugeze kanë kapur një ngarkesë 5.2 ton kokainë nga një anije me vela me regjistrim spanjoll.
Lidhur me këtë janë arrestuar dy persona, një spanjoll dhe një peruan.
Shefi i policisë gjyqësore Luis Neves, duke treguar 183 pako të drogës në një bazë detare jashtë Lisbonës, tha se ishte “transporti më i madh i lëndëve narkotike në Portugali në 15 vjet”.
“Kjo është një goditje e rëndë për ata që duan të përmbytin Evropën me kokainë,” u tha ai gazetarëve.
Hetuesit hipën në anije si pjesë e një operacioni të quajtur “Baticë e Bardhë”, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe me mbështetjen e SHBA dhe Britanisë.
Tre burrat e arrestuar të Shtunën dyshohen se i përkisnin një rrjeti të fuqishëm kriminal që kontrabandonin sasi të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Evropë.
Njëri është një trafikant i njohur tashmë për autoritetet dhe i nënshtrohet një urdhër arresti që nga marsi.
Droga nëse do të shitej do të kapte një shumë monetare prej mbi 230 milionë eurosh.