Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka dalë sot me statistika për implementimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi për çështjen e targave duke treguar se sa po vendosen ato.
Sipas ministrisë së Brendshme deri më sot janë vendosur gjithsej 58,027 stikersa për targa dhe kanë paraqitur të detajuara në tabelë këto të dhëna.
Por, pavarësisht kësaj, ekipi i lajmi.net që ka qëndruar në veri të qytetit të Mitrovicës në ditën e zgjedhjeve ka hasur në dhjetra vetura që në targat e tyre nuk kishin të vendosura stikersa.
Marrëveshja për vendosjen e stikersave në targa erdhi pas tensioneve të krijuara në pikat 1 dhe 31 në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë kur Njësitë Speciale të Kosovës shkuan atje në mbështetje të policisë kufitare.