Wednesday, October 23, 2024
HomeBotaVuçiq e luan të “pafajshmin”, thotë se nuk bëri presion tek serbët...

Vuçiq e luan të “pafajshmin”, thotë se nuk bëri presion tek serbët për ta votuar Listën Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për procesin e zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë.

Vuçiq ka çuditur me deklaratën e tij duke thënë se nuk e ka detyruar dhe nuk i ka bërë askujt presion që ta votojë Listën Serbe.

“Ne kurrë nuk e detyruam askënd, përveç se mendova se ishte më mirë të dalin sesa të mos dalin. Nuk e fsheha dhe e thashë publikisht”, tha ai.

Sipas tij, serbët dolën në zgjedhje në numër pakrahasimisht më të madh krahasuar me daljen mesatare të shqiptarëve.

“Kjo flet për motivimin e njerëzve dhe për ata që ishin më të motivuar”, tha presidenti serb.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments