Përplasje të ashpra ka pasur sot në Kuvendin e Kosovës mes përfaqësuesve të qeverisë dhe LDK-së.
“Mollë sherri” u bë gazsjellësi amerikan, për të cilin LDK e akuzoi qeverinë se po rrezikon raportet me SHBA-në me refuzimin e këtij gazpërçuesi.
Menjëherë pas kësaj, pasoi reagimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se LDK ka plotë ekonomistë për të folur për këtë çështje dhe se Driton Selmanaj nuk është aspak kompetent për këtë çështje.
E Selmanaj ironizoi me Muratin duke thënë se që nga seanca e radhës do ta pyesin Muratin se kush do të flasë.
“Prej seancave të radhshme kemi me i dorëzu në zyrën tande se kush me fol. Nuk mundem sot met majtë leksion se cila është rëndësia e fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar, sa e rëndësishme është rreshtimi jonë për të fuqizuar subjektivitetin tonë. ”, tha ai.