Monday, October 21, 2024
HomeLajmeKosovaUshtroi dhunë fizike dhe psiqike ndaj babait të tij, arrestohet 37-vjeçari në...

Ushtroi dhunë fizike dhe psiqike ndaj babait të tij, arrestohet 37-vjeçari në Ferizaj

Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një 37-vjeçar në këtë komunë, meqenëse i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj babait të tij.

Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 16:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Krujës’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje . Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet R.R (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij .

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments