Sunday, October 20, 2024
HomeBotaViktimat e sulmit në Norvegji s’u vranë me shigjeta, u therën

Viktimat e sulmit në Norvegji s’u vranë me shigjeta, u therën

Pesë persona, të cilët u vranë javën e kaluar në një sulm në Norvegji, janë sulmuar me një objekt të mprehtë e jo me hark e shigjeta, siç është raportuar fillimisht, thanë hetuesit policorë.

I dyshuari, Espen Andersen Brathen, qëlloi në drejtim të njerëzve me hark e shigjeta në Kongsberg, afër kryeqytetit Oslo, shkruan BBC.

Policia norvegjeze tha të hënën se pesë persona janë vrarë me një objekt të mprehtë në shtëpitë e tyre dhe në hapësira publike, pa dhënë hollësi të tjera.

Përmes një deklarate, policia tha se informatat për llojin e armës nuk mund të jepen për shkak se ende nuk janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët.

Autoritetet e sigurisë gjithashtu thanë se viktimat sulmuesi i ka përzgjedhur rastësisht dhe se në fillim të sulmit, disa njerëz janë qëlluar me shigjeta, por asnjëri nuk është vrarë prej kësaj arme.

I dyshuari me shtetësi daneze, për të cilin raportohet se ishte konvertuar në mysliman, është duke u mbajtur në ndalim në një qendër mjekësore në pritje të vlerësimit të shëndetit mendor. Ky proces mund të zgjasë disa muaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments