Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaHistoria interesante e Mimoza Kusari Lilës, në tri zgjedhje shkon në balotazh...

Historia interesante e Mimoza Kusari Lilës, në tri zgjedhje shkon në balotazh me tri parti të ndryshme

Zgjedhjet lokale në Gjakovë ishin “deja-vu”. Për herë të tretë me radhë kjo komunë shkoi në balotazh dhe personazhet janë thuajse të njëjtat. Kandidati i AAK-së, Ardian Gjini, fitoi me një epërsi solide ndaj kandidates së VV-së, Mimoza Kusari Lila, por nuk arriti një fitore aq të madhe sa duhej për fitore në raundin e parë.

Deja-vu është fakti se Kusari Lila shkon që tre herë me radhë në balotazh në këtë komunë. Ajo të tria herët e kishte kundërkandidat dikë nga AAK-ja. Por ajo që është fakt interesant është se Kusari Lila tri herë me radhë ka shkuar në balotazh duke përfaqësuar parti të ndryshme.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Kusari Lila përfaqësonte AKR-në dhe fitoi 44.% në raundin e parë kundrejt kryetarit të atëhershëm të Gjakovës, Pal Lekaj, që mori 35.70%. në këto zgjedhje, nga ana e VV-së kandidoi Arbëri Nagavci, Ministrja e tanishme e Arsimit në Kosovë. Kusari Lila fitoi raundin e dytë dhe u bë kryetare e Gjakovës.

Rezultatet e vitit 2013 në Gjakovë të publikuara nga KQZ

Në vitin 2017 gjërat kishin ndryshuar. Kusari Lila nuk ishte më pjesë e AKR-së dhe kishte themeluar subjektin e saj politik, së bashku me Ilir Dedën, të quajtur Alternativa. Kësaj radhe përballë kishte Ardian Gjinin nga AAK.

Gjini fitoi raundin e parë me 39.88%, ndërsa Kusari Lila kishte 32.10%. Raundin e dytë e mori Gjini i cili u bë kryetar i ri i Gjakovës.

Rezultatet e vitit 2017 në Gjakovë të publikuara nga KQZ

Tani jemi në vitin 2021. Pra katër vite prej humbjes më 2013, Kusari Lila përsëri përfaqësoi një subjekt tjetër në zgjedhje. Ajo tani ishte pjesë e VV-së, nën listën e së cilës parti edhe u zgjodh deputete. Kusari Lila mori 37.08% kundër 46% të Gjinit.

Gjakova shkon përsëri në balotazh më 15 nëntor. Të dy kandidatët janë optimistë për fitore.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments