Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKëta janë dy deputetët e rinj të PDK-së që zëvendësojnë Bedri Hamzën...

Këta janë dy deputetët e rinj të PDK-së që zëvendësojnë Bedri Hamzën e Fadil Nurën

 

Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë dy deputetë të rinj në Grupin e saj Parlamentar.

 

Kjo pasi kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza ka arritur t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh në këtë komunë.

Ndërsa, njëjtë edhe kandidati tjetër i këtij subjekti, Fadil Nura ka arritur t’i fitoj pa balotazh në Skenderaj.

Vendin e tyre pritet ta zënë, Rashit-Qalaj, ish drejtori i Policisë së Kosovës, dhe Isak Ibrahimi.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Qalaj kishte fituar 9160 vota, ndërsa Isak Ibrahimi 8729 vota.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments