Nga numërimi i 86% të votave për Kuvendin Komunal, po udhëheq Lëvizja Vetëvendosje me 34.22%, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 26.57%, ndërsa PDK deri me tash ka fituar 18.40%.
Ndërsa, AAK sipas rezultateve aktuale ka mbi 10 % të votave për asamble komunale.
Kujtojmë se kandidati i VV-së, Arben Vitia dhe Perparim Rama i LDK-së do të përballën serish në balotazh për të parin e Prishtinës.
Balotazhi do të zhvillohet me 14 nëntor.