Një spiun nga shërbimi rus operonte në Ministrinë franceze të Mbrojtjes, tha ish-drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, Bernard Bajolet, duke dëshmuar në një raport të botuar mbrëmë në rrjetin France 5.
I pyetur në lidhje me informacionin se një spiun në shërbimin rus punonte për zyrën e ministrit të atëhershëm, Jean-Yves Le Drian, ministri aktual i Punëve të Jashtme, Bernard Bajolet tha në dokumentarin kushtuar presidentit rus, Vladimir Putin: “Në fakt, ndërsa unë kam qenë drejtor i shërbimit të huaj inteligjent, e kam sjellë në qeveri”.
Ky informacion u transmetua më pas nga faqja franceze Mediapart, e cila shkroi se një spiun i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU futi një njeri në zyrën e Jean-Yves Le Drian ndërsa ai ishte Ministër i Mbrojtjes, gjatë kohës së Presidentit Francois Hollande.