Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, i është drejtuar qyetarëve me anë të një postimi në Facebook pas rezultatit të djeshëm zgjedhor, me ç’rast kjo komunë shkoi në balotazh.
Berisha ka falënderuar të gjithë qytetarët që dolën në votime dhe thotë se kjo garë tashmë ka marrë drejtimin e duhur.
Faleminderit të gjithëve që besuat në atë që ofrojmë ne dhe pahezitim dolët dhe votuat, duke e bërë edhe më të fuqishme kauzën tonë; Istogut po i vjen ndryshimi!
Tashmë jemi edhe më të bindur se bashkë mund të ngrisim kualitetin e jetës së qytetarëve tanë, mund të zhvillojmë qytetin tonë dhe mund t’i ofrojmë të ardhme rinisë sonë.
Andaj, kjo garë veçse e ka marrë drejtimin e duhur, bashkë me programin tonë qytetari i Istogut del i fituar.
Besimi juaj është dëshmuar, na pret edhe pak rrugëtim dhe do dalim faqebardhë!
Për Istogun e guximit dhe urtësisë!