Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili kandidoi edhe për një mandat, i është drejtuar qytetarëve me një postim në Facebook, pas rezultatit të djeshëm zgjedhor me ç’rast shkoi në balotazh me Mimoza Kusari-Lilën nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Gjinit, dje u dëshmua pjekuria politike, por edhe kultura e lartë e qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Faleminderit Gjakovë!
Të dashur bashkëqytetarë,
Rezultati preliminar i KQZ-së na nxjerr bindshëm fitues të zgjedhjeve të 17 tetorit. Si në garën për kryetar, ashtu edhe në atë për asamble. Vlerësimi dhe mbështetja e marrë nga ju, janë motivim dhe inkurajim që ne të vazhdojmë të angazhohemi edhe më shumë, me nder e përkushtim, për vendlindjen tonë.
Dje, u dëshmua pjekuria politike, por edhe kultura e lartë e qytetarëve tanë.
Faleminderit për pjesëmarrje në zgjedhje secilit prej jush