Monday, November 25, 2024
HomeLajmeAlbin Kurti insiston t’i bind qytetarët se LVV-ja ka fituar

Albin Kurti insiston t’i bind qytetarët se LVV-ja ka fituar

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk po e pret ditën kur në disa prej komunave do të zhvillohet gara e balotazhit për kryetar. Tash për tash, partia e tij nuk ka fituar asnjë komunë, por Kurti insiston t’i bind qytetarët se LVV-ja ka fituar në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje.

Pasi doli në një konferencë për media ku tha se “ne kemi synuar e dëshiruar më shumë”, Kurti ka vazhduar të tregojë në Facebook se si LVV-ja, sipas tij, është e para.

Kurti shkroi se LVV-ja ka arritur të jetë partia e parë në vend, si në zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe në ato lokale.

“Në zgjedhjet lokale: 3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi; 22 tetor 2017 – LVV e treta; 17 tetor 2021 – LVV e para”, ka shkruar Kurti.

Por LVV-ja nuk arriti të fitojë pa balotazh në asnjërën prej komunave, ndërsa pësoi humbje ba balotazh në disa të tjera, përfshirë tri komunat e mëdha si Ferizaj, Mitrovicë e Pejë.

Partia e Kurtit është në balotazh në 12 prej komunave, ku do të ketë garë mes dy vendeve të para më 14 nëntor.

PDK-ja, ndërkaq, nga partitë shqiptare ka fituar pa balotazh në 4 komuna (Ferizaj, Mitrovicë, Skënderaj e Han të Elezit), LDK-ja në 2 (Pejë dhe Lipjan), ndërsa AAK-ja në dy të tjera (Deçan dhe Suharekë).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments