Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulm ndaj personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas njoftimit, policia ka marrë sot informacion se disa persona janë grumbulluar tek zyrat e Trepçës (menaxhmentit), ku zyrtarët policor kanë dalur në vendin e ngjarjes.
“Drejtori i ri i Trepçës se bashku me një bashkëpunëtor të tij të Trepçës ishin sulmuar nga disa persona të dyshuar ku dhe të dy kanë marr lëndime trupore me ç’rast edhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal Mitrovicë, të cilët me pas janë liruar”, thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar janë identifikuar dhe tre prej tyre janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ku me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Sot me datën 18.10.2021 rreth orës 10:10, është pranuar informata se janë grumbulluar disa persona te zyrat e Trepçës (Menaxhmentit), ku policia me të pranuar informatën ka dal në vendngjarje.
Drejtori i ri i Trepçës se bashku me një bashkëpunëtor të tij të Trepçës ishin sulmuar nga disa persona të dyshuar ku dhe të dy kanë marr lëndime trupore me ç’rast edhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal Mitrovicë, të cilët me pas janë liruar.
Personat e dyshuar janë identifikuar nga policia, dhe në lidhje me rastin janë duke punuar Hetuesit Rajonal, ku tre prej të dyshuarve janë arrestuar.
Pas procedurave të nevojshme intervistuese, tre të dyshuarit R.I., 50 vjeçar, Sh.R., 40 vjeçar dhe B.I.,37 vjeçar, dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm dhe Pengim i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.