Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHasani: Mitrovicë të falem, jo për votën tënde që nxori fituesin, por...

Hasani: Mitrovicë të falem, jo për votën tënde që nxori fituesin, por për votën që i mbylli dyert mashtrueseve

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka reaguar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në Mitrovicën e Jugut.

 

Ai ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës që kanë votuar për kryetar Bedri Hamzën e PDK-së.

Haasani poashtu ka ironizuar me kryetarin në largim, Agim Bahtirin, derisa shkroi se përmes votës, iu hoq maska atyre që shiten si intelektualë e “rrethohen me bashibozukë, injorantë, njerëz të pakultivuar e pa fije edukate dhe civilizimi”.

Sipas Hasanit, vota ndaj Hamzës ia kthey krenarinë qytetit të minatorëve.

“Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxorri fituesin, por për votën që ua hoqi maskën atyre që shiten si intelektualë e rrethohen me bashibozukë, injorantë, njerëz të pakultivuar e pa fije edukate dhe civilizimi. Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxorri fituesin, por për votën që i dha drejtim civilizues dritëhijes së shigjetës së theqafjes së pakthyeshme të populistëve e që kishin shtërnguar aq fort arsyen e qytetarit të zakonshëm”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Mitrovicë, unë biri yt, të qofsha falë!

Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën tënde që nxori fituesin, por për votën që i mbylli dyert mashtruesëve!

Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxorri fituesin, por për votën që i hapi dyert e theqafjes për popullistët dhe fisnikërinë e tyre të rrejshme që ka tronditur plot vende më të qytetëruara se Kosova!

Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxorri fituesin, por për votën që ua hoqi maskën atyre që shiten si intelektualë e rrethohen me bashibozukë, injorantë, njerëz të pakultivuar e pa fije edukate dhe civilizimi!

Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxorri fituesin, por për votën që ia ktheu krenarinë qytetit të minatorëve, qytetit që aq shumë i ka dhënë shqiptarisë në politikë, ekonomi, jurispodencë, art, muzikë, kulturë, sport – qytetit që gati ra në abisin e Mesjetës nga ata që na shiten si të përndritur!

Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxorri fituesin, por për votën që i dha drejtim civilizues dritëhijes së shigjetës së theqafjes së pakthyeshme të populistëve e që kishin shtërnguar aq fort arsyen e qytetarit të zakonshëm !

Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxorri fituesin, por për votën me të cilën ti çlirove lakun që kishte shtrënguar arsyen dhe gjykimin politik të kosovarit mesatar!

Mitrovicë, unë biri yt, të qofsha falë përjetë!

Me përulje, unë biri yt: Enver Hasani!.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments