Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaVrasja e rëndë në Podujevë, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Vrasja e rëndë në Podujevë, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Një 41 vjeçar është gjetur i vdekur sot në Batllavë të Podujevës, ndërsa lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës.

 

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se i dyshuari për këtë rast është një 47 vjeçar me inicialet B.B i cili është arrestuar sot në Gërdoc të Podujevës.

Tutje ajo ka thënë se nga i dyshuari është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku njësitet relevante të policisë së Kosovës po kryejnë hetime lidhur me rastin.

 

  

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments