Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaLAJMI I FUNDIT :Vrasja në Batllavë dyshohet se ndodhi për probleme pronësore...

LAJMI I FUNDIT :Vrasja në Batllavë dyshohet se ndodhi për probleme pronësore mes kushërinjve

Detaje të reja vijnë për vrasjen e kryer mëngjesin e sotëm në Batllavë të Podujevës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se viktima dhe i dyshuari janë djem të axhës nga fshati Gërdoc dhe ata dje kishin një konflikt rreth pronës.

Viktima, G.G., 41-vjeç derisa ishte duke e ngasur biçikletën ishte goditur me automjet nga djali i agjës 47-vjeç e më pas ishte qëlluar me pistoletë.

I  dyshuari pasi e vrau familjarin atë e hodhi në një hendek skaj rrugës.

Policia pas pak minutave kishte arritur të arrestoi të dyshuarin në Gërdoc.

“Sot rreth orës 08:00, në fshatin Gërdovc të Podujevës, policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e  ndodhur sot në fshatin Batllavë, të Podujevës”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.

Ajo ka thënë për IndeksOnline se personit të  dyshuar, B.B mashkull 47 vjeç,  i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments