Kandidati i pavarur, Rufki Suma, ka thënë se e ka uruar kundërkandidatin e tij nga PDK-ja Mehmet Ballazhin, i cili ka fituar në Han të Elezit me 50,98% pas numërimit të 100% të votave në këtë komunë.
“Kemi thënë që do të respektojmë vendimin e qytetarëve. Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe demokratike përkundër asaj që ka pasë presione, por megjithatë kanë përfunduar mirë. Jemi deklaruar që i pranojmë zgjedhjet dhe jemi pajtuar me atë rezultat. E kam thirrë në telefon kundërkandidatin për t’ia uruar por s’ka pasë qasje në rrjet dhe kuptoj që ka qenë në momente festimi, por ia kam uruar përmes mesazhit”.
Suma në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë që nuk është penduar që nuk ka bërë fushatë, ndërsa për kundërkandidatin nga radhët e PDK-së, Mehmet Ballazhin, tha që shpreson që ai t’i realizojë të gjitha premtimet që i ka dhënë.