Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaTri komuna ‘zgjohen’ me kryetar të ri

Tri komuna ‘zgjohen’ me kryetar të ri

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar zgjedhjet e rregullta për kryetar të Komunave dhe Kuvende Komunale.

Tri komuna kanë vendosur për një kryetar të ri duke i larguar ata që qeverisën në katër vitet e fundit ose më gjatë.

Qytetarët e Mitrovicës vendosën të ndryshojnë kryetarin e tyre aktual, Agim Bahtirin duke i dhënë fund qeverisjes së tij tetë vjeçare.

Bedri Hamza do të jetë kryetari i ri i tyre për katër vitet e ardhshme pasi fitoi me rreth 54%.

Pas disa mandate i erdhi fundi edhe kandidatit të pavarur të Hanit të Elezit, Rufki Sumës.

Ai u mposht nga kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Mehmet Ballazhi.

Pas katër vitesh, nga i pari i komunës së Skenderajt u largua edhe Bekim Jashari.

Në një garë shumë të nxehtë, ai u mposht nga kandidati i PDK-së në këtë komunë, Fadil Nura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments