Nga përditësimi i fundit i rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë vazhdon të prijë Arben Vitia, ndërsa gara po shkon drejt balotazhit. Pas tij është Përparim Rama i LDK-së, që momentalisht ka 29.18 për qind të votave.
Uran Ismaili i PDK-së ka arritur 20.90 për qindëshin, duke u renditur i treti në garë.
Numri i fletëvotimeve të vlefshme deri tash është 32.556.
[21:21] Rezultati i fundit në Prishtinë
Nga numërimi i deritanishëm i votave në Prishtinë, po prin Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje me 42.25 për qind të votave, e pas tij është 31.18 për qind të votave. Uran Ismaili i PDK-së është 19.86 qind të votave.
Janë përpunuar votat e 36.622 votuesve, ndërsa janë numëruar 15.604 vota të vlefshme. Këto të dhëna janë përditësuar në orën 21:16.
[20:15] Ky është rezultati i deritanishëm nga numërimi në Prishtinë
Nga përditësimi numërimëve të votave i orës 20:15, në Prishtinë po prin Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje me 41.46 për qind. Pas tij është kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 32.49 për qind.
Numërimi i votave ka nisur para pak minutave dhe deri tash janë përpunuar 2.370 vota.
[19:56] Nis numërimi i votave në Prishtinë, këto janë rezultatet e para
Ka nisur numërimi në Prishtinë. Express do të ju sjell përditësimin e rezultateve në kohë reale.
Në kryeqytet kanë garuar Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Çakmaku nga “Fjala”, Daut Haradinaj nga AAK-ja, Florim Isufi nga Partia Balliste, Gëzim Mehmeti nga AKR-ja, Përparim Rama nga LDK-ja dhe Uran Ismaili nga PDK.