Kur janë numëruar diku gjysma e diku mbi gjysma e fletëvotimeve, në 19 komuna të Kosovës duket se kryetari është zgjedhur qysh sot, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Nga rezultatet e deritashme të publikuara në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Deçani, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Leposaviqi, Lipjani, Novobërda, Obiliqi, Peja, Skënderaj, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi e Mitrovicë e Veriut do ta zgjidhin çështjen e kryetarit qysh sot.
LDK-ja, ndërkaq, sipas këtyre rezultateve, do të fitojë pa balotazh në Pejë e Lipjan, ndërsa AAK-ja në Deçan e Suharekë.
Në 9 komunat e tjera me shumicë serbe ku do të ketë fitore pa balotazh, triumfuar të gjithë kandidatët për kryetarë nga Lista Serbe