Në komunën e Junikut tashmë janë numëruar 100% të votave.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në këtë komunë ka përfunduar procesi i numërimit.
Bazuar në rezultate kjo komunë do të shkojë në balotazh.
Me rezultat, prin Agron Kuçi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 47.26% të votave.
Ai do të shkojë ne balotazh me Ruzhdi Shehun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që mori 37.87% të votave.