Ka filluar numërimi i votave edhe për Komunën e Dragashit, ku vërehet një garë tepër e ashpër në mes të Partisë Demokratike të Kosovës me kandidat, Shaban Shabanin dhe Behxhet Xheladinin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kur janë numëruar pothuajse 3 mijë vota, dallimi në mes kandidatit të PDK-së dhe LDK’së është tepër i ngusht.
Ndërkohë kandidatja e VV-së, Kaltrina Salihu, është dukshëm mbrapa më 500 vota.
Historikisht në këtë Komunë gara mes LDK-së dhe PDK’së ka qenë jashtëzakonisht e ashpër.