Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmePo bëhet “nxehtë” në Drenicë, iniciativa e Bekim Jasharit akuzon Lushtakun se...

Po bëhet “nxehtë” në Drenicë, iniciativa e Bekim Jasharit akuzon Lushtakun se po bën presion…!

Iniciativa e Bekim Jasharit “Ideal” ka akuzuar deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun, Jetullah Geci dhe militantë të PDK-së për presion ndaj votuesve para qendrave të  votimit.

“Siç shihet në fotografitë e bashkangjitura, militantë të PDK-së, të prirë nga deputeti, Mergim Lushtaku janë duke iu bërë presion votuesve para qendrave të votimit në shumë fshatra, duke përfshirë, Kllodernicën, Vojnikun, Makermalin, Terrnavcin, Klinën e Epërme e Likocin, ndërsa në Llaushë ish asambleisti i PDK-së, Jetullah Geci hyn në secilin vendvotim dhe iu bërë presion komisionerëve dhe vëzhguesve.

Kërkojmë nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës që të sigurojnë proces të rregullt dhe ndëshkim të individëve të tillë të cilët më çdo kusht nga frika e humbjes po tentojnë në deformojnë vullnetin e lirë të qytetarëve të Skenderajt”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments