Kandidati i Nisma’s për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani ka shkuar në këmbë për të votuar, ndonëse para disa ditëve dilte me Ferrari.
Hasani ka thënë para mediave se është person modest, por kur është pyetur se ku e ka lënë veturën, ai ka thënë se nuk mundet të tregoj.
“Inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për të preferuarit e tyre”, ka thënë ai.