Ka votuar edhe kandidati i AKR-së për Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti.
Ai ka votuar në shkollën “Pjetër Bogdani” i shoqëruar nga familja e tij.
Kujtojmë që në këto zgjedhje konkurrojnë 94 subjekte politike, ku 32 prej tyre janë Parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare, e 26 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku 165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.