Ambasada e Zvicrës në Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin sot e të votojnë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook nga kjo ambasadë i kanë thënë qytetarëve se zëri i tyre ka rëndësi.
“Zëri juaj ka rëndësi! Si një mbështetëse e fortë e parimeve demokratike, Zvicra inkurajon të gjithë qytetarët që kanë të drejtë në Kosovë, burra dhe gra, të votojnë në zgjedhjet e sotme komunale”, thuhet tutje.