Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaU vra para zgjedhjeve, familja e Astrit Ademajt del me një njoftim

U vra para zgjedhjeve, familja e Astrit Ademajt del me një njoftim

Sot është ditë zie në familjen e ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj, pasi ai u vra më 8 shtator të këtij viti, për motive akoma të panjohura.

Pas vrasjes së tij PDK ka vendosur të mos e kandidojë asnjë kandidat për komunën e Pejës, në këto zgjedhje lokale.

Teksa qendrat e votimit janë hapur që nga ora shtatë e mëngjesit, familja Ademaj ka ftuar qytetarët që në orën 12:00 të vendosin lule të varri i Astritit.

Kështu ka njoftuar vëllai i Astritit me anë të një postimi në Facebook.

Postimi u publikua me lejen e tij

Familja e Astrit Ademaj, ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga PDK, ka deklaruar se vrasja e tij ndodhi për motive politike.  Mirëpo prokuroria akoma nuk ka thënë asgjë mbi motivet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments