Drejt kutive të votimit është drejtuar edhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokartike e Kosovës, Uran Ismaili, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në votime për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës.
“E konsideroj të rëndësishme këtë garë dhe i ftoj të gjithë të dalin dhe me votën e tyre të vendosin se kush do të jetë kryetar i komunës”, u shpreh ai ndër të tjera.