Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar bashkë me bashkëshorten, Anita Haradinaj.
Çifti kanë votuar në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë, teksa pas votimit Haradinaj ka ftuar qytetarët të dalin në votime.
“Votova, qeverisja lokale është mjaftë e rëndësishme për jetën e qytetarëve. Ju ftoj të votoni, votoni mos e leni votën në shtëpi. Na priftë e mbara Kosovë”, tha Haradinaj para mediave.