Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.
Osmani tha se pavarësisht se në cilën komunë votohet, shpreson që të dëshmohet shpirti ynë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë.
Postimi i plotë i presidentes:
Mirëmëngjes Kosovë!Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19. I priftë e mbara Republikës sonë!