nteri ka pësuar disfatë nga Lazio duke humbur me rezultat 3-1.
Interi doli e para në avantazh me anë të Perisic (12′), megjithatë Lazio përmbysi gjithçka me tri gola më pas.
Immobile barazoi rezultatin në minutën e 64-të përmes penalltisë, gjersa epërsia u dyfshiua nëpërmjet Felipe Anderson në minutën e 82-të.
Krejt në fund Lazio shënoi edhe golin e tretë, me anë të Milinkovic-Savic në minutën e 92-të të shtesës.
Interi kështu pëson humbjen e parë në kampionat këtë sezon, duke qëndruar me 17 pikë, gjersa Lazio tani mbledh 14 pikë pas kësaj fitore.