Në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 726 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
MSH ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.
Të shtunën në Kosovë janë regjistruar edhe 15 raste të reja me Covid-19, bazuar në 2 mijë e 579 mostra të testuara.
Në njoftimin ditor për situatën epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.