Monday, November 25, 2024
HomeBotaSituata alarmante në spitalet e Greqisë, nuk ka shtretër për të sëmurët

Situata alarmante në spitalet e Greqisë, nuk ka shtretër për të sëmurët

Gjendja në spitalet e Selanikut në Greqi paraqitet kaotike, pasi nuk ka shtretër mjaftueshëm për pacientët e infektuar me Covid-19.Vëçanërisht në spitalin AHEPA të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv janë të zënë.

Mediet lokale njoftojnë se katër pacientë të intubuar ndodhen jashtë njësisë së kujdesit intensiv.

“Këtë mëngjes kishte 6 pacientë të intubuar në një klinikë në një listë pritjeje në AHEPA që nga mbrëmë,” tha dje presidenti i spitalit, Michalis Giannakos, duke folur për televizionin grek, Mega.Sipas informacioneve nga, dy pacientët arritën të gjejnë një shtrat dhe u shërbyen ndërsa 4 mbeten të intubuar në një repart të përbashkët të spitalit. Të 6 pacientët janë të pavaksinuar.

“Shkalla e vdekshmërisë është shumë e lartë në të gjitha njësitë e kujdesit intensive. I kanë mushkëritë e shkatërruara dhe nuk oksigjenojnë dot trupin. Tmerrohesh kur sheh një mushkëri të një të sëmuri me koronavirus”, u shpreh drejtori i shërbimit mjekësor të spitalit të Serresit, Dimitris Balaxis.

Në Kavala, të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv janë të zënë po ashtu. Në spitalin e Aleksandropolisit kanë mbetur vetëm 3 shtretër bosh ndërsa në Larisën “e kuqe” spitalet funksionojnë në limite.

“Të dy spitalet në Larisa janë plot me të shtruar në kujdesin intensive. Nuk ka shtretër të tjerë”, nënvizoi prefekti i Thesalisë, Kostas Agorastos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments