Ka përfunduar ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Llapi ka arritur të mposht Prishtinën me rezultat 1-2.
Ndeshja nisi furishëm, me të dyja skuadrat që sulmonin në tentim që të gjejnë golin.
Prishtina arriti të kalojë e para në epërsi përmes Besnik Krasniqit nga penalltia në min e 22′.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Llapin që sulmonte më shumë ndërsa Prishtina u përpoq që të mbronte rezultatin.
Krejt në fund të ndeshjes ndodhi ‘mrekullia’ dhe Llapi arriti të përmbys rezultatin.
Fillimisht ishte Kastriot Selmani që barazoi në min e 90+3′, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Valmir Veliu i dha fitoren e madhe Llapit me golin e tij në min e 95′.
Me këtë fitore tani Llapi ka nëntë pikë në pozitën e nëntë, kurse Prishtina ka 10 pikë në vendin e gjashtë.